19:00 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Hajnat dëmtojnë stadiumin e Kaçanikut, reagon klubi

Objekti i stadiumi të ekipit nga qyteti i Kaçanikut, K.F Lepenci është dëmtuar nga disa persona të panjohur.

Përveç që është dëmtuar, në objekt janë vjedh disa topa dhe rekuizita të tjera, transmeton Indeksonline.

Pas këtij incidenti ka reaguar ekipi i Lepencit duke e quajtur akt të dashakeqësve. Më poshtë gjeni reagimin e plot të klubit.

“Njoftim

Për fat të keq ende kemi njerëz të pa përgjegjshëm të cilët nuk po ia duan të mirën klubit dhe pronës shoqërore. Sot për herën e tretë disa dashakeqës kanë thyer dhe demoluar objektin në Stadiumin e Qytetit Besnik Begunca duke shkaktuar shumë dëme mbrenda objektit duke thyer të gjitha dyert dhe duke vjedhur topa dhe rekuizita . Edhe pse rasti është i lajmeruar në polici ftojmë të gjithë ata që kanë ndonjë informacion të lajmërojnë policinë . Shpresojmë në bashkëpunimin Tuaj . Me respekt KF Lepenci”

Ekipi i Lepencit është ekip me traditë në futbollin kosovar. Për momentin bën gara në Ligën e Dytë të Kosovës./Indeksonline/|