U stërvitë me skuadrën, por Valverde nuk e fton për ndeshjen me Betisin
Ousmane Dembele stëviti me bashkëlojtarët e tij te Barcelona të shtunën, por ai nuk është ftuar për ndeshjen me Betisin.
Francezi ishte protagonist i ballinave këtë javë pasi klubi ishte i pakënaqur me të për shkak se ai nuk e informoi Barçën se ishte i sëmurë.
Nuk është hera e parë që Dembele i thyen rregullat në stërvitje dhe se është vonuar, transmeton IndeksOnline.
Të premten, ai ka stërvitur në palestër, dhe dje u stërvitë me skuadrën në qendrën stërvitore.
Lionel Messi dhe Samuel Umtiti gjithashtu u stërvitën, derisa Vermaelen, Coutinho dhe Samper janë ende duke u rikuperuar.
Përndryshe, Barcelona përballet sot me Real Betisin në kuadër të La Ligas me fillim nga ora, 16:15./IndeksOnline/