Alonso të rikthehet në Indy 500 vitin e ardhshëm
Fernando Alonso do të rikthehet për të tentuar për herën e dytë që ta fitojë Indianapolis 500 vitin e ardhshëm.
Spanjolli do ta vozisë automjetin e McClaren, ashtu siç bëri në debutim në Indy 500 në vitin 2017, kur ai udhëheqi në 24 etapa para se të dorëzohej shkaku i një problemi teknik.
Dy herë kampioni i botës në Formula 1 do të largohet nga Formula 1 dhe tani e ka vendosur vëmendjen te garat tjera, transmeton IndeksOnline.
Ai e ka fituar dy herë Çmimin e Madh të Monakos, dhe më pas Le Mans 24 Hours këtë sezon.
Vetëm Graham Hill i ka fituar tri garat prestigjioze – Monaco Grand Prix, Le Mans dhe Indy 500.
Alonso, 37-vjeçar, tha: ”Ia kam bërë vetes të qartë se dua ta fitojë tripletën. Kam pasur një përvojë të mirë në Indy në vitin 2017 dhe dua të provoj prapë”./IndeksOnline/