Aksident trafiku tek sheshi ‘Bill Clinton’ në Prishtinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në lagjen Dardania, saktësisht tek pjesa e njohur si sheshi ‘Bill Clinton’.
Vetura e aksidentuar në këtë rast ka goditur shtyllat metalike në skaje të trotuarit, shkruan Indeksonline.
Si pasojë e aksidentit nuk njoftohet për të lënduar, përveç dëmeve materiale./Indeksonline/