Berlusconi po e “fundos” skuadrën e tij të re
Me 28 shtator, Silvio Berlusconi zyrtarisht u bë pronar i skuadrës italiane nga Serie C, Monza.
Ish-numri një i Milanit klubin e ri e gjeti me nëntë pikë pas tri ndeshjesh, por gjërat nuk shkuan si i kishte planifikuar.
Ai e nisi aventurën me humbje dhe që atëherë ka fituar vetëm një ndeshje, shkruan Indeksonline.
Edhe emërimi i Brocit si trajner nuk e zgjidhi problemin në rezultate.
Pas 11 xhirosh, Monza është në pozitën e 11-të me 15 pikë, pozitë kjo që nuk i jep të drejtën për të garuar në Play-off. /IndeksOnline/