Albin Kurti ka disa fjalë për Thaçin, pasi ky i fundit u takua me Putinin!
Presidenti Hashim Thaçi, gjatë pjesëmarrjes së tij në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.
I pari i shtetit ka shkruar se Putin i ka thënë se në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, Rusia do ta mbështesë.
Lidhur me këtë takim, ka reaguar edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Lideri i VV-së përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Thaçi mund të bëjë marrëveshje me Putinin për të kërkuar azil politik në Rusi.
” Pas shumë lëshimeve që i ka bërë Vuçiqit, Thaçi është fotografuar me Putinin. Ai mund të bëjë marrëveshje me të vetëm për kërkesën personale për azil politik në Rusi”, ka shkruar Kurti./Indeksonline/