75 Mall Live Search
07:47 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme

 

  • 10:00 –
  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor shqyrton raportin vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017. I ftuar ministri i MMPH-së, Fatmir Matoshi. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N302) 
  • 10:00- Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) organizon panelin e diskutimit “Gjuha Diskriminuese në Tekste Shkollore” – Këndvështrimi i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK) dhe Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR). (Salla e konferencave “Orion”, Prishtinë) 
  • 10:00Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” organizohet aksion pastrimi në Lagjen Rome në Mitrovicë. (Lagja Rome, afër Stadiumit “Riza Lushta”, Mitrovicë)

  • 10:00Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Komuna e Obiliqit promovojnë mekanizmin koordinues kundër dhunës në familje. (Restorant “Amazona”, rruga Prishtinë- Mitrovicë)

  • 11:00Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit mban konferencë për medie me temën “Të gjithë bashkë kundër dëmeve që vijnë nga Serbia”. (Ndërtesa e MTI-së) 

  • 11:00Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, raporton lidhur me funksionalizimin e Ndërmarrjes “Trepça” në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N303) 

  • 11:00Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton Projekt-kodin Penal, Projektligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00Mbahet debat publik me temën “Narkomania dhe alkoolizmi në Kosovë – si të luftohet kundër veseve që po i shkatërrojnë të rinjtë?”. (Qendra Mediale në Çagllavicë)

  • 11:00Komuna e Gjilanit prezanton projektin “Të rinjtë në agrobiznes – Rajoni Ekonomik Lindor”, i cili financohet nga BE-ja. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan)

  • 12:00Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Në oborrin e Postës dhe Telekomit të Kosovës)

  • 16:00Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë “Global Entrepreneurship Week”, Kolegji UBT organizon debat për sfidat dhe barrierat e ndërmarrësve në Kosovë, si dhe do të bëhet promovimi i “Big Data” dhe “Open Data”, promovimi i Qendrës për Transferimin e Teknologjisë, promovimi i alumnit ndërmarrës e studentëve të rinj etj. (Kolegji UBT, Prishtinë)