Sulmon fizikisht një person, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar ditën e djeshme pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bajqinë të Podujevës, kurse të dyshuarit gjatë kontrollit i është konfiskuar edhe 0.8 gram substancë e dyshuar narkotike.
I dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes./Indeksonline/