Nëna që viziton marketet për të fituar miq, pasi është e vetmuar
Një nënë e tre fëmijëve ka thënë se ajo është një nga gratë më të vetmuara në Britani të Madhe pasi nuk ka arritur të bëjë miq për më shumë se një dekadë.
Emily Fox, 23 vjeçare thotë se viziton supermarketet për të biseduar me të huajt ndërsa ndan përvojën e saj për të theksuar se vetmia nuk prek vetëm të moshuarit, transmeton Indeksonline.
Ajo thotë se shpesh nuk flet me njerëz për javë të tëra dhe vetëm takohet më të panjohur gjatë blerjeve.
Pasi fliste hapur për vetminë, Emily, një nënë nga West Midlands, ka thënë se kalon orë të tëra duke bërë pazaret ushqimore kur ato mund të kryhen për shumë pak kohë.
“Ka qenë e vështirë të merrem me ndjenjën e të qenit e vetmuar, por unë kam mësuar se si të përballem me të gjatë viteve”, ka thënë Emily.
Ajo beson se nëse do t ndaheshin me shumë histori si ajo, mund të bëhej më shumë në kuadër të parandalimit të ndjenjës së vetmuar të të rinjve të tjerë./Indeksonline/