75 Mall Live Search
21:48 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ndotja e ajrit në Prishtinë, drejtori i IKSHP-së jep alarmin: Mos i hapni dritaret, qëndroni në shtëpi

Qytetarët e Kosovës, në veçanti ata të kryeqytetit këto ditë po përballën me ajër tejet të ndotur.

Kësisoj, sonte sipas matjeve të bëra nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, cilësia e ajrit është 262 pmm, transmeton Indeksonline.

Kjo shkallë e lartë e ndotjes së ajrit, ka bërë që të reagoj edhe Drejtori i Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike (IKSHPK), Naser Ramadani.

Ai ka kërkuar nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos hapin dritarët për ajërosje.

“Qëndroni në shtëpi dhe mos i hapni dritaret për ajrosjen e dhomave”, ka shkruar ai.

Shkalla e regjistruar sonte është më e larta e regjistruar gjërë me tani.

Kujtojmë që vitin e kaluar Prishtina është ranguar e para, si qyteti më i ndotur në botë.

Ndërsa, edhe sonte, Prishtina është në mesin e pesë vendeve me të ndotura./Indeksonline/