09:48 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Pogba: Tashmë jam në shtëpi, te Juventusi isha për ”pushime”

Mesfushori i Man Unitedit, Paul Pogba i ka mohuar zërat që e lidhnin me një kalim në Juventus.

Këto zëra u intensifikuan pasi djali i Pavel Nedved postoi një foto me francezin në rrjetet sociale, por francezi e ka bërë të qartë se nuk ka asgjë të vërtetë.

”Kur unë u riktheva në Manchester United, ishte ndjenja më e mirë që ka kisha ndonjëherë”, tha Pogba për Inside United, transmeton IndeksOnline.

Image result for pogba

”Unë erdha në shtëpi. Gjithnjë kam ëndërruar të luaj për Man Unitedin, të luaj në shumë ndeshje dhe të shënoj gola”.

”Asgjë nuk ka ndryshuar, përveç trajnerit dhe disa lojtarëve, por klubi është i njejtë”.

”Tashmë unë jam në shtëpi, dhe kur u largova nga këtu, te Juventusi isha sikur në pushime. Ishte e mrekullueshme të rikthehesha këtu”./IndeksOnline/