Policia e Kosovës: Dje arrestuam 39 persona të dyshuar
Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar gjithsej 39 persona për vepra dhe incidente të ndryshme.
Arrestimet kanë ndodhur në raste të ndara dhe rajone të ndryshme të vendit, transmeton Indeksonline.
Për të gjitha arrestimet, me kohë është njoftuar Prokurori i Shtetit me urdhrin e të cilit 17 prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/