Rrugët e Prishtinës mbushen me grafite të Thaçit me Putin
Sot në shumë rrugë të Prishtinës, si te Qendra Studentore, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, janë parë grafite me portretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentit të Rusisë Vladimir Putin.
Me mbishkrimin “Veriu nuk është Krimea”, shfaqen dyshja duke shtrënguar duart, sikurse ndodhi në takimin që patën në Paris.
Më poshtë pamje të grafiteve të bëra nga persona ende të paidentifikuar në kryeqytet.