18:10 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

Grafite të reja në njërën rrugë të Prishtinës [Foto]

Disa grafite janë parë sot në muret e banesave që gjenden në lagjen “Dardania” afër bustit të ish-presidentit Bill Clinton.

Grafitet janë paraqitur me fytyrat e kryeministrit të Kosoëvs Ramush Haradinaj, zëvendësit të tij Fatmir Limaj dhe liderit të VV-së Albin Kurti.

Përveç figurave të këtyre zyrtarëve është shkruar nga një  pyetje. “Pse ky po unë jo?

Tek figura e Haradinajt është shkruar me të kuqe “Se RAMBUJEJA”.

Tek figura e Limajt është shkruar me të kuqe “Populli”, ndërsa tek figura e Kurtit është shkruar “Pavarësia”.

Nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre grafiteve që janë shkruar sot  në këtë lagje të frekuentuar të Prishtinës.