14:35 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Të dielën përkujtohen viktimat e trafikut rrugor

Me 18 nëntor (e diele) do të përkujtohen viktimat e trafikut rrugor.

Këtë vit, për herë të katërt, Kosova i bashkohet shteteve të ndryshme në botë të cilat shënojnë Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave të trafikut.

Për nder të kësaj ditë do të mbahen disa aktivitete në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë , Këshillin për Siguri në Trafik dhe partnerët e Forumit të Kosovës për siguri në rrugë./Indeksonline/