Facebook vazhdon aktivitetin për bamirësi, mbledh mbi një miliard dollarë
Fondet e mbledhura në Facebook nga donatorë të ndryshëm kanë tejkaluar shifrën një miliard dollarë, njoftoi shefi i tij, Mark Zuckerberg në një postim.
Shifra është arritur në rreth tre vjet. Që në vitin 2015, Facebook ka prezantuar këtë projekt në dispozicion të OJQ-ve, komuniteteve dhe njerëzve që kanë nevojë për mbështetje financiare.
Janë 20 milionë njerëz që kanë dhuruar ose kanë bërë mbledhje fondesh në platformë përmes funksioneve “Grumbullimi i fondeve” dhe “Bëni një donacion”. Në botë ka një milion institucione OJQ, në 19 vende, të cilat mund të marrin donacione direkt përmes Facebook.