Luan Haradinaj për axhën e tij: Jam krenar që kam gjakun tënd
Luan Haradinaj, djali i Shkëlzen Haradinajt dhe aktualisht pjesëtar i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ka shkruar disa fjalë me rastin e ditëlindjes së heroit, axhës së tij, Luanit.
“Kur e nise kryengritjen, ishe më i ri se unë sot. Jam shumë krenar që kam gjakun tënd dhe trashëgova emrin tënd. Shpresoj që po të bëj krenar në lirinë që ti e shënove me gjakun tënd, heroi im. Urime Ditëlindja e 45-të. Ne po plakemi, e ti mbetesh gjithmonë i ri”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Ndryshe, heroi Luan Haradinaj ka lindur më 17 nëntor 1973 në fshatin Gllogjan të Rekës, përkatësisht të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në fshatin Irzniq, ndërsa shkollën e mesme përkatësisht gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Pas kryerjes së shkollës së mesme Luan Haradinaj regjistrohet në Fakultetin e Edukatës Fizike në Tiranë, të cilin nuk arriti ta kryej duke iu bashkuar kështu luftës për çlirimin e Kosovës.
Luan Haradinaj kishte rënë në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më 6 maj të vitit 1997, në kufirin shqiptaro -shqiptar. /Indeksonline/