Me dokumente false, kamioni shqiptar sekuestrohet në Itali
Një kamion me mall është ndaluar e sekuestruar në portin e Barit në Itali.
Mjeti me rimorkio ishte i ngarkuar me 2000 paleta mallrash kur është ndaluar nga zyrtarët e Doganës së Barit gjatë kontrolleve për trafiqe të paligjshme.
Ngarkesa që vinte nga Shqipëria, është bllokuar sapo kishte zbritur nga trageti.
Malli ishte i shoqëruar me dokumente eksporti false të lëshuara në Shqipëri me qëllim dërgimin në Itali.
Shoqëria bashkëpunuese në rajonin e Marchia, që ishte shënuar në dokumente, nuk ishte e përfshirë në transport.
Pas zbulimit të dokumentet false, doganat kanë vendosur të konfiskojnë mallin me akuzën e kontrabandës.