11:24 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Tentojnë të largohen nga Kosova me dokumente false, arrestohen 3 persona në aeroport

Tre persona tre të dyshuar, shtetas te huaj, (dy meshkuj dhe një femër), janë arrestuar nga policia e Kosovës pasi të njëjtit dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet.

Sipas njoftimit të policisë, në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” gjatë kontrollimit të dokumenteve në shkuarje, ata kanë prezantuar pasaportat e tyre që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/