Fabregas rikthehet në radarin e gjigantit evropian
Duke parë dobësitë në mesfushë dhe nevojën e një organizatori ekipi i Milan ka rikthyer në radarin e transferimeve spanjollin Cesc Fabregas.
Kontrata e spanjollit me ekipin e Chelseas skadon në fund të sezonit, kështu që Milan mund ta marrë falas Fabregasin, transmeton Indeksonline.
Drejtori i ekipit italiani Leonard vetëm se ka filluar takimet e para për të folur rreth një transferimi të mundshëm, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Fabregas këtë sezon ka pasur shumë pak minuta nën drejtimin e Sarrit, që mund të jetë edhe një arsye më shumë për të u larguar nga Londra./Indeksonline/