Digjen kontejnerët e mbeturinave në Pejë
Në qytetin e Pejës janë djegur kontejnerët e mbeturinave nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
Sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Indeksonline, thuhet se këta kontejnerë gjenden në lagjen Puhovc të Pejës.
Zjarrfikësit gjenden në vendin e ngjarjes dhe janë duke lokalizuar zjarrin.
Përveç dëmtimit të kontejnerëve, zjarri ka shkaktuar edhe tym të madh e cila është mjaft e dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
Duhet rikujtuar se nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë, pasi edhe në qytete tjera shpesh është raportuar për djegien e tyre./Indeksonline/