Në Prishtinë ka mungesë të toaleteve!
Mirëpo, një gjë elementare mungon në kryeqytet. Këtu nuk ka tualete publike dhe kjo po i shtynë qytetarët të gjejnë zgjidhje tjera, të dëmshme për ambientin.
Nevojat po kryhen edhe nëpër qoshet midis ndërtesave, njofton Klan Kosova.
E një zgjidhje janë edhe tualetet e kafiterive, por këtyre të fundit kjo po u shkakton telashe.
Kosova, sikur edhe shumë vende tjera nuk është pjesë, e një organizate botërore e shtrirë në 53 shtete, me mision zgjidhjen e problemit të mungesës së tualeteve.