Mediat serbe komentojnë fitoren historike të Kosovës
”Përfaqësuesja e ashtuquajtur e Kosovës e ka shfrytëzuar rastin që ta mbyllë Ligën D në Ligën e Kombeve në vendin e parë, duke e fituar ndeshjen ndaj Azerbajxhanit në Prishtinë”.
Kështu e nisë shkrimin mediumi serb, Telegraf.rs, i cili tutje shkruan se Zeneli shënoi tre gola dhe Rrahmani një për t’u konfirmuar lider të Grupit 3 të Ligës D me katër fitore, dy barazime, pa asnjë humbje, dhe me një gol-diferencë, 15:2.
Kjo fitore ia mundëson Kosovës kalimin në Ligën C dhe në kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, që do të mbahen pas eliminatoreve për EURO 2020, transmeton IndeksOnline.
Views from the stands…
Kosovo’s third goal. pic.twitter.com/AQ44PHM4xA— Hekuran (@hekuranbegu) November 20, 2018
Tutje, fitoren historike të Përfaqësueses kosovare e ka komentuar edhe mediumi tjetër serb, B92, i cili shkruan se kjo ishte një fitore historike e Kosovës.
”Me këtë triumf, ‘Kosova*’ renditet më së larti, dhe kalon në Ligën C pas grumbullimit të 14 pikëve, pesë më shumë se Azerbajxhani pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara”.
”Kjo ishte fitorja më e rëndësishme e ekipit të futbollit të Kosovës që prej pranimit në UEFA”, shkroi B92./IndeksOnline/