Misionari amerikan vritet me shigjeta nga fisi i izoluar indian
Një turist është qëlluar me shigjeta nga një fis indigjen që jeton në një ishull të largët të mbrojtur në Oqeanin Indian.
Misionari amerikan i quajtur John Allen Chau, besonte se Perëndia e kishte ‘thirrur’ atë të konvertonte në krishterizëm fisin që jetonte atje dhe ky ishte misioni i tij që e bëri të udhëtoj në një vend mjaft të rrezikshëm.
27-vjeçari pagoi peshkatarin për ta ndihmuar atë të kalonte në ishull, por duket se ai u vra nga vendasit sapo arriti atje.
Njerëzit indigjenë të Sentinelit të Veriut mbrohen me ligj dhe është e ndaluar të kalosh në ishull – dhe nuk do të donit, duke pasur parasysh se ata kanë një reputacion për vrasjen e kujtdo që përpiqet.
Është gjithashtu e rëndësishme që Sentinelët të mbeten vetëm sepse mund të jenë të prekshëm ndaj sëmundjeve.
Mendohet të ketë rreth 150 njerëz në Ishullin e Sentinelit të Veriut dhe ata shmangin me dhunë të gjitha kontaktet me botën e jashtme. /IndeksOnline/