Këta janë tre lojtarët që i mungojnë Interit ndaj Frosinones
Telashe për trajnerin Luciano Spalletti në prag të ndeshjes së fundjavës.
Interi do të jetë nikoqir i Frosinones të shtunën në mbrëmje. Zikaltërit kërkojnë t’i kthehen fitoreve, por kjo ndeshje vjen me disa problematika për trajnerin Spalletti, i cili s’do të ketë të gatshëm të paktën tre lojtarë për takimin e fundjavës.
Fillimisht u lëndua Sime Vrsaljko ndërsa sot edhe braziliani Dalbert ka pësuar një lëndim muskulor. Mungesa e tretë për Interin do të jetë mesfushori kroat Marcelo Brozoviq, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Atalantas.
Të mërkurën zikaltërit kanë një tjetër takim shumë të rëndësishëm, teksa udhëtojnë drejt Londrës, për t’u ndeshur me Tottenhamin, ku çdo rezultat veç humbjes ua siguron kualifikimin nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve./IndeksOnline/