75 Mall Live Search
10:45 / E Premte, 23 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Lorik Cana me film autobiografik, publikohet në këtë datë

Ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka simpatinë e gjithë shqiptarëve.

Ndërsa, pas përfundimit të karrierës së futbollit , Lorik Canën do të kemi mundësi ta shohim në një film autobiografik në të cilin do të përshkruhet i gjithë rrugëtimi i ish-futbollistit, shkruan Indeksonline.

Në një postim në ‘Instagram’, gjakovari ka treguar për datën e publikimit.

“Ky është posteri zyrtar i filmit “Lorik” një film i realizuar me shumë dashuri mbi rrugëtimin tim nga miku im Andi Decka që më bindi para 2 vite rreth këtij projekti..Nuk ka qenë e lehtë por besoj ja ki dal Ando me gjithë partnerët qe të knaë mbështetur, në ekran me 5 dhjetor”, ka shkrua Loriku./IndeksOnline/

Temat: