Kolonë 4 km në hyrje të Prishtinës
Si çdo të premte të javës, dita e fundit e punës për shumicën, kryeqyteti përballet me kaos të madh.
Por, sot për dallim nga herët tjera, më shumë ka interesim të qytetarëve për të ardhur në Prishtinë.
Një lexues i portalit Indeksonline ka dërguar një video të realizuar në rrugën e Gjilanit, përkatësisht te Veterniku.
Aty shihet kolonë e gjatë veturash që ia kanë mësyrë Prishtinës, derisa raportohet se është e gjatë 4 kilometra.
Nuk dihet a mund të jetë arsye ‘e premtja e zezë’, dita e zbritjeve të mëdha që ka shkaktuar këtë tollovi sot.
Shikoni pamjet. /Indeksonline/