16:10 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kjo veturë elektrike bën më së shumti kilometra me një mbushje

Uebsajti What Car ka testuar autonominë e makinave elektrike dhe përcaktoi se cilat nga ato aktuale në treg lejojnë tejkalimin e distancave midis dy baterive të ngarkuara.

Edhe pse disa nga kompanitë më të mëdha në botë mburren me autonominë e tyre, kampioni është ende Hyundai i Koresë së Jugut. Modeli i kësaj kompanie, Kona Electric, në version me bateri 64 kWh mund të kalojë 414 kilometra.

Më pas vijnë Jaguar I-Pace dhe Kia e-Niro me 404 km.

Në vendin e katërt është modeli Tesla S 75D me 326 km dhe në pestin përsëri Hyundai Kona Electric, por me një bateri prej 39 kWh që lejon 252 km në mes të ngarkimit.

Në top-dhjetë janë edhe Renault Zoe R110, Nissan Leaf, BMW i3, Volkswagen e-Golf (190 km) dhe Hyundai Ioniq Electric. Ndryshe, në listë janë vetëm modelet që What Car ka pasur mundësinë për t’i testuar, ndër ta nuk ishin Tesla Model 3 ose Model S 100D. /IndeksOnline/