Aksident zingjiror në Skenderaj, dyshohet për 9 të lënduar
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutave në komunën e Skenderajt.
Në këtë aksident janë përfshirë saktësisht katër vetura dhe sipas burimeve të Indeksonline të lënduar janë 9 persona.
Tashmë në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilët po merren me rastin./Indeksonline/