Zhduket një 16 vjeçare në Mitrovicë
Një vajzë nga Mitrovica është raportuar si e zhdukur.
Sipas informacioneve të policisë, prindi i saj ka raportuar gjatë ditës së djeshme se vajza e tij 16 vjeçare është zhdukur.
Sipas raportimit vajza e tij ka dalë nga shtëpia më 23 nëntor dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj./Indeksonline/