75 Mall Live Search
07:06 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ditë e veçantë për 28 familje në Kosovë, bëhen me shtëpi nga humanisti Halil Kastrati

28 nëntori për 28 familje këtë vit do të jetë i veçantë.

Kjo pasi këto familje do të bëhen me shtëpi, transmeton Indeksonline.

Humanisti, Halil Kastrati do të gëzojë 28 familje për nderë të kësaj dite të veçantë.

Ndarja e shtëpive për familjet do të bëhen në Shtëpinë e Kulturës në Prizren duke filluar nga ora 14:00.

Pjesë e këtij aktiviteti janë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti e të tjera figura publike politike./Indeksonline