75 Mall Live Search
18:05 / E Diele, 02 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Pacientja e sëmurë, zbulon se ka mposhtur kancerin përmes befasisë së shokëve të klasës

Një 15 vjeçare u emocionua nga surpriza që i bën shokët kur u kthye në shkollë- të cilët kishin organizuar një parti surprizë për të duke i thënë: Ju nuk keni kancer.

Emily Sadler u diagnostifikua në mars 2017 me kancerin e tiroides, i cili shpesh nuk mbart simptoma dhe rrallë prek njerëzit nën moshën 30 vjeçe.

Pas më shumë se një viti të trajtimit të rraskapitshim, kimioterapisë dhe terapisë rrezatuese, gjendja e Sadlerit u përmirësua, por infermierët nuk i treguan asaj drejtpërdrejt duke e lënë që t’i bëhej asaj një surprizë.

Emilia gjithmonë e kishte thënë atë, nëse ajo e mposhtë kancerin, do dëshironte të bënte një festë të madhe.

Pra, nëna e saj e mbajti atë sekret për disa ditë, duke u koordinuar me mësuesit dhe shokët e saj të klasës për t’i bërë një festë.

Kështu, mësuesi i saj e kishte njoftuar atë se duhej të shkonte në shkollë pasi do e bënin foton e tyre vjetore.

Por, kur Emilly hyri në shkollë, ajo u befasua nga shokët dhe shoqet e saj të cilët duartrokitën dhe bërtitnin duke mbajtur në dorë pankarta me mbishkrimin se ajo kishte mposhtur kancerin./Indeksonline/