Haradinaj- Hahnit: Pritem lajme të mira për vizat
Në ndërtesën e qeverisë së Kosovës po mbahet takimi mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe komisionarit për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.
Në fillim të këtij takimi, Haradinaj tha se kanë shpresuar se sot do të presin lajme të mira sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas Haradinaj, Kosova është e fokusuar në agjendjen evropiane, duke përmendur obligimet që i kanë.
Kujtojmë faktin se Hahn ka takuar edhe përfaqësues të tjerë nga kabineti i Qeverisë së Kosovës./Indeksonline/