Driton Kuka: Tashmë do të stërvitim dinjitetshëm
Trajneri i xhudos, Driton Kukan në një shkrim në Facebook ka thënë se tashmë do të stërvitin dinjitetshëm.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ua ka kthyer dinjitetin e tyre në punën për Lojërat Olimpike, Tokyo 2020.
Ky është shkrimi i trajnerit të Majlinda Kelmendit:
Dinjitetshëm do stërvisim tash e tutje…
Kryeministri Haradinaj po e kthen dinjitetin edhe te Ekipi Olimpik!
Kampionja Olimpike por edhe të tjerët fal përkrahjes së sotme të kërkesave tona në mbledhjen e Qeverisë do stërvisin në kushte normale për stërvitje!
Ne si gjithmonë do punojmë për suksese të reja drejt Lojërave Olimpike Tokyo 2020!