22:41 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Frashrit s’ka kush ia heq inatet me Vetëvendosjen, e quan patericë të Isa Mustafës

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi po vazhdon inatet me ish-partinë e tij, Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Madje, me këta të fundit ai është shprehur i zhgënjyer rreth deklaratave për sulmin ndaj shtëpisë së ish-kryeministrit, Isa Mustafa.

“VV i paska thënë LDK-së se ata që ia sulmuan Isa Mustafës shtëpinë me koktej molotovi kanë kaluar në PSD. Bash kisha pas qef me e ditë qysh janë tu u ndi sot aktivistët e VV-së (që janë ende në VV) e që morën pjesë në protestat kundër Isa Mustafës. Pozicion fort i rëndë dhe i përulur i VV-së. Qenka në gjendje me e mohu të kaluarën e vetë, për me e fitu simpatinë e Isa Mustafës – të cilin, kurrë mos të harrojmë, e quante argat të Serbisë. Qe kush është patericë. Patericë e Isa Mustafës”, ka shkruar ai në Facebook.