75 Mall Live Search
23:19 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Dy ofertat e Barçës për De Ligt dhe De Jong nuk mjaftojnë

Sipas RAC1, ofertat e para të Barçës për De Ligt dhe De Jong nuk kanë qenë të kënaqshme.

Dy lojtarët e lartëcekur janë ndër më të përfolurit së fundmi në botën e futbollit dhe se janë duke u vlerësuar mjaft shumë.

Derisa Barcelona i do në skuadër, klubi nuk ka mundësi t’ua ofrojë pagat që klubet tjera nuk do ta kishin problem, transmeton IndeksOnline.

Megjithatë, Barcelona nuk do të dorëzohet për transferimin e dyshes së Ajaxit.

Bayern Munich dhe Manchester City janë dy klubet që janë duke u interesuar së fundmi.

Gjiganti katalunas, megjithatë, ka raporte të mira me Marc Overmars dhe pritet që shumë shpejt të ketë ndonjë rezultat të bisedimeve./IndeksOnline/