Kapet drogë dhe armë në Obiliq
Është arrestuar një person në fshatin Shkabaj të Obiliqit, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë tij janë gjetur dhe janë konfiskuar një kilogram marihuanë, 13-fishekë të kalibrit 9 mm , një revole, një elektroshok dhe një boks hekuri, transmeton Indeksonline.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se arrestimi ka ndodhur rreth orës 15:00 dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.
Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar./Indeksonline/