“Srpska” shfaqet me fanella të personit që dyshohet në vrasjen e Ivanoviqit
Deputetë dhe zyrtarë të Listës Srpska janë duke përkrahur fuqishëm personin që dyshohet të jetë i përfshirë një vrasjen e Oliver Ivanoviqit, Milan Radojcicin.
Në disa foto të siguruara nga “Indeksonline”, ata shihen me fanella të pasqyruara me fytyrë të Radojcicit me hartën e Republikës së Kosovës dhe një flamur serb.
Ndryshe, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës (NJSI), para disa javësh, kishin zhvilluar një operacion për ta arrestuar atë në veri, mirëpo i njëjti kishte ikur një ditë më parë nga Kosova.
