10:09 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Katër persona kërkojnë tretman mjekësorë nga aksidenti në Fushë-Kosovë

(I plotësuar)-Si pasojë e aksidentit të ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, të lënduar kanë mbetur katër persona.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se në aksidentin në fjalë ishin të përfshira tri vetura.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë. Në këtë aksident kanëqenë të përfshira tri automjete. Tretman mjekësor deri tani kanë kërkuar 4 persona. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, ka thënëAhmeti./Indeksonline/

…………………………

Aksident i rëndë trafiku në Fushë-Kosovë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Fushë-Kosovë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura përderisa nuk dihet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe Policia e Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti veturat në fjalë kanë pësuar dëme të mëdha materiale./Indeksonline/