75 Mall Live Search
22:00 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Nuk frikësohet nga ”Anfield”, Ancelotti: Do ta vendosim qershinë mbi tortë

Carlo Ancelotti nuk pret që Napoli të ndikohet nga atmosfera fantastike në ”Anfield”.

Napolitanët përballen me Liverpoolin në Champions League nesër, dhe nëse i shmangen humbjes, do të kualifikohen tutje.

”Natyrisht, është një stadium fantastik, njëri prej më të mirëve në botë”, tha Ancelotti në konferencën e sotme për shtyp, transmeton IndeksOnline, transmeton IndeksOnline.

”Të gjithë e dinë pasionin e tifozëve, por është e mrekullueshme t’i luash këto ndeshje në këto stadiume”.

”Nuk jam i frikësuar, të gjithë duan të luajnë këtu, Liverpooli do të ketë më shumë tifozë në stadium, por Napoli do t’i ketë 3 mijë në stadium dhe 40 milionë në mbarë botën”.

”Duhet ta kujtojmë këtë. Tortja është gati, tani është koha për qershinë mbi torte”./IndeksOnline/