Munishi konfirmon, tre brazilianë i largon
Ende pa filluar afati kalimtar i janarit, Vëllaznimi ka marrë vendimet e para.
Klubi i njohur nga Gjakova ka vendosur që t’i largojë tre futbollistë tani.
Këtë e konfirmoi trajneri i skuadrës, Ismet Munishi, në emisionin, ”Dueli Sportiv”, transmeton IndeksOnline.
“Prej pesë futbollistëve brazilianë, tre i kemi dërguar në shtëpi”, deklaroi Munishi.
“Ata nuk kanë qenë serioz dhe kështu i kemi larguar”, tha Munishi.
Përndryshe, Vëllaznimi së fundmi eliminoi Besën nga Kupa e Kosovës, duke u kualifikuar në çerekfinale./IndeksOnline/