75 Mall Live Search
23:52 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Shkëlqeu në stinorin vjeshtor, Llapi synon transferimin e tij

Ani pse e treta në renditjen tabelare, Llapi s’është edhe larg me pikë nga kreu i tabelës.

Skuadra nga Podujeva, për ta vazhduar rivalitetin për titull, do të duhet të përforcohet në afatin kalimtar dimëror.

Dhe padyshim, drejtuesit e klubit në fjalë, veçse kanë filluar ta mendojnë këtë opsion, transmeton IndeksOnline.

Tani, besohet se Llapi e ka vënë në shënjestër sulmuesin që shkëlqeu në stinorin vjeshtor te Flamurtari.

Image may contain: 1 person, playing a sport and outdoor

Bëhet fjalë për Alban Shillovën, i cili së bashku me Festim Alidemën, janë golashënuesit më të mirë të këtij sezoni me nga 8 gola.

Përndryshe, Shillova ka kontratë me klubin nga Prishtina deri në fund të këtij sezoni, dhe se një marrëveshje mes tij dhe Llapit shumë lehtë mund të ndodhë./IndeksOnline/