E eliminoi Napolin, por ndeshjen e radhës e luan pa njeriun pa kryesor
Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk do të mungojë në ndeshjen e radhës në Evropë, pra, në Champions League.
”Të Kuqtë” e mbyllën me fitore fazën e grupeve në Champions League ndaj Napolit, duke e siguruar një vend për në fazën e ardhshme.
Mohamed Salah ia dhuroi fitoren Liverpoolit me një gol në pjesën e parë, teksa edhe pritjet e Alisson Becker ishin kruciale, transmeton IndeksOnline.

Por, tashmë është konfirmuar se skuadrës së Jurgen Klopp do t’i mungojë njeriu kryesor i repartit defanziv në ndeshjen e ardhshme në Champions League.
Bëhet fjalë për mbrojtësin holandez, Virgil van Dijk, i cili u ndëshkua me karton të verdhë pas ndërhyrjes ”horror” në Dries Mertens.
Si rezultat i kësaj, ai ka grumbulluar pesë karton të verdhë dhe do të jetë i pezulluar për ndeshjen e radhës./IndeksOnline/
