Pamje të jashtëzakonshme të Bjeshkëve të Rugovës
Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri sonte ka vendosur të ndaj me miqtë e tij një video mahnitëse të bukurive të Kosovës.
Ai në Facebook ka publikuar një video të Bjeshkëve të Rugovës, destinacion ky i mrekullueshëm edhe gjatë stinës së dimrit, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Muhaxherit:
Bjeshkët e Rugovës janë destinacion i mrekullueshëm në çdo stinë, edhe në zemër të dimrit! Një video e mrekullueshme me pamje magjepsëse nga Liqeni i Vogël, tek Leqinati në Kuqishtë, e dërguar nga #SHBAGjeravica, #Marimangat dhe #BNAdventure. /Indeksonline/