Haradinaj: Kosova, shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sonte në shenjë mirënjohje, në emër të popullit dhe Qeverisë ka organizuar pritje lamtumirëse në nderim të ushtarëve të kontigjentit gjerman në Prizren.
Ai ka thënë se Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman, transmeton Indeksonline.
“Kosova përherë do të jetë shtëpi e dytë për secilin ushtar gjerman. Sonte, në shenjë mirënjohje, në emër të popullit dhe Qeverisë së Kosovës, kam organizuar pritje lamtumirëse në nderim të ushtarëve të kontigjentit gjerman në Prizren. Përpos që i shërbyen paqes dhe sigurisë sonë për dy dekada, në funksion të zhvillimit dhe prosperitetit të Kosovës, tani përmes Parkut Inovativ-Trajnues në Prizren, flamuri gjerman do të valojë edhe për 99 vjet në vendin tonë. Përjetësisht mirënjohës! Danke Bundesëehr!” ka shkruar Haradinaj në Facebook./Indeksonline/


