‘Youtube Rewind’ bëhet videoja me më së shumti ‘dislike’
Videoja e publikuar nga vetë Youtube, ‘Youtube Rewind’ ka thyer rekord të ri të mos-pëlqimeve.
Kjo video ka kaluar videon e këngës ‘Baby’ të Justin Bieber, transmeton Indeksonline.
‘Youtube Rewind’ tani ka më shumë se 10 milion ‘dislike’, duke i dërguar kështu mesazh të qartë kompanisë.
Përveç mos-pëlqimeve kjo video ka qenë pjesë e shumë shakave në rrjetet sociale./Indeksonline/