Acarohet ndarja në mes të Angelina Jolie dhe Brad Pitt
Ndarja në mes të Angelina Jolie dhe Brad Pitt është më e komplikuar se që mund ta keni menduar.
Aktorja e njohur thuhet ti ketë thënë djalit të tyre 15 vjeçar, Pax që babai i tij, aktori Brad Pitt nuk ka dashur ta adoptoj, shkruan Indeksonline.

Sipas një burimi në Us Weekly, 43 vjeçarja i kishte thënë djalit që Brad madje ishte i zemëruar se ajo e kishte realizuar adoptimin.
“Kjo ka dëmtuar lidhjen e djalit dhe Brad, aktori kishte mohuar të ketë thënë një gjë të tillë” deklaroj ky burim.

Muajin e kaluar, avokatët deklaruan se çifti i njohur ishin drejt finalizimit të kujdestarisë së gjashtë fëmijëve të tyre.
Angelina thuhet se donte kujdestarinë e plotë, por u vendos për të ndarë kujdestarinë fizike dhe ligjore për të shmangur tërheqjen e fëmijëve në një gjykim.

Ndërsa, marrëdhënia e tij me djalin Maddoxtashmë është e tendosur, por tani aktori ka pranuar se ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të përmirësoj marrëdhëniet e tyre.
Ndryshe, Pittdhe Jolie konfirmuan se ishin në një marrëdhënie në vitin 2006, kur ajo mbetishtatzënë me Shiloh.
Ata u martuan në gusht 2014 por u ndanë në shtator 2016./Indeksonline/