10:58 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kërkojnë më shumë kohë për të zgjidhur ‘luftën’ rreth kujdestarisë së fëmijëve

Brad Pitt dhe Angelina Jolie po kërkojnë më shumë kohë për të zgjidhur betejën e tyre të kujdestarisë së fëmijëve.

Dyshja, të cilët janë mbyllur në negociatat për divorc ndaj gjashtë fëmijëve të tyre, kanë kërkuar më shumë kohë me gjyqtarin e tyre privat në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje.

Është raportuar se Jolie ka paraqitur një kusht për të zgjatur emërimin e Xhon Ouderkirk i cili po mbikëqyr pjesën e kujdestarisë të divorcit të tyre, shkruan Indeksonline.

Ouderkirk u angazhua nga aktorët privatisht dhe Jolie thuhet se dëshiron të sigurohet se ai merret me gjyqin e mundshëm privat të kujdestarisë, si dhe me mocionet paraprake dhe kërkesat.

Dokumentet e paraqitura në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të hënën tregojnë se Jolie ka kërkuar që Ouderkirk, i cili gjithashtu zyrtarizoi martesën e çiftit në vitin 2014, të mbahet deri më 31 dhjetor 2019, duke zgjatur kohën e tij në këtë rast për gjashtë muaj.

Është raportuar javën e kaluar se ata duan të shmangin gjyqit, pasi ata thanë se ‘lufta’ në mes tyre vazhdimisht po dëmton vetëm fëmijët.

Sipas burimeve të afërta me dyshen, aktori 54-vjeçar dhe aktorja 43-vjeçare kanë për qëllim të përfundojnë negociatat para fillimit të gjykimit privat të kujdestarisë.

Pasi që të përfundoj pjesa e kujdestarisë, ata do ti ndajnë edhe financat pasi që mbetet e paqartë se si të dy do të ndajnë milionadollarë në para dhe në pronë.

Ndryshe, çifti u fejuan në prill të vitit 2012 dhe u martun me 23 gusht 2014, pas nëntë vjetësh së bashku ata nënëshkruan divorcin në shtator t të 2016, ndërsa janë prindër të gjashtë fëmijëve./Indeksonline/