Haradinaj: Lavdi dhe u lartësoftë emri i atyre që ranë në fushëbetejë
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se sot po buzëqeshin fytyrat e atyre që dje u panë me lotë në sy e dhimbje në shpirtë, për bijat dhe bijtë e tyre të vrarë.
Haradinaj ka thënë se këtë ditë e kanë pritur shumë breza e dekada dhe kjo duhet të jetë obligim për ne dhe ata që janë veshur me uniformën e shënjetë të tërësisë territoriale dhe lirisë së popullit tonë, transmeton Indeksonline.
“Lavdi dhe u naltësoftë emri i të gjithë atyre që ranë në fushëbetejë. Trime këtij brezi të gjallë ushtarësh Urime Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.
Më poshtë fjalimi i tij i plotë:
Ne jemi me fat sot, që na ka ra hise t’i votojmë ligjet e Ushtrisë sonë, por në themele të këtij akti historik, janë ata që po ashtu ishin më shumë fat t’i përgjigjen thirrjes së epokës për t’u ngritur e për të rënë për lirinë e atdheut.
Ne, sot, i bëjmë të buzëqeshin fytyrat e atyre që dje patën lotë ne sy dhe dhembje në shpirtë, për bijat dhe bijtë e tyre të vrarë: Ne, sot po e përmbushim një amanet të luftëtarëve të lirisë të gjitha epokave. Sot po u japim krenari atyre që dje u poshtruan – e drejtësi atyre që iu mohua me shekuj U japim krah sot vendeve mike që na mbështetën dje, para një agresori që synoi shkatërrimin tonë por edhe të bëjmë sado pak për paqen kudo në botë. Kudo që na kërkohet nga aleatët. Ne, nuk hoqëm dorë nga mëvetësia por na mbështetën për muri. Nuk ishim të lodhur por të lidhur Por, pikërisht këtu nisi vetënjohja.
Nuk ka shtet që nuk i njihet e drejta e plotë pra edhe ajo për ushtrinë kombëtare. Nuk ka shtet të cilit ish agresori ia tregon vendin, se kur të flasë më gjysmë zëri e kur ta mbyll gojën. Shtetet flasin me zërin e të vdekurve dhe të gjallëve, që qëndruan në ballë kur digjeshin e binin flamujt në fushëbeteja, shtetet flasin vetëm më vetënjohje!
Tarifa 100% është vetënjohje! –
Përqafimi i vlerave të përbashkëta europiane dhe është vetënjohje! – Mbrojtja e paqes dhe lirisë kudo që kërkojnë aleatët tanë është vetënjohje!
Me ia nënshtru ligjit lirinë, është vetënjohje.
Pra, euroatlantizmi është vetënjohje. –
Ushtria është vetënjohje!
Këtë ditë e kanë pritë shumë breza, shumë dekada dhe kjo duhet të jetë obligim për ne dhe për ata që janë veshur me uniformën e shenjtë të gardianit të tërësisë teritoriale dhe lirisë së popullit tonë, ata janë të veshur që sot edhe me përgjegjësi:
Ta respektojnë dinjitetin e secilit njeri, diversitetin e atdheut tonë, atë etnik, kulturor, fetar e politik. -T’i respektojmë pa dallim ata që jetojnë me ne, nën këtë kulm, që është Republika jonë e re – e vetmja shtëpi ku mund t’i realizojmë ëndrrat tona, pa frikë se vjen dikush e na i përplasë dyert dhe na bind në nënshtrim! – T’i shërbejmë Atdheut me nderë, si ushtri e modelit të NATO-s.
Lavdi dhe u naltësoftë emri i të gjithë atyre që ranë në fushëbetejë; Urime këtij brezi të gjallë ushatrësh Urime Kosovë./Indeksonline/