Prezantuesja e motit bënë vetëvrasje pas operacionit të syrit, lë pas dy fëmijë
Një meteorologe shumë e njohur në Fox Tv, nënë e dy fëmijëve, ka bërë vetëvrasje ditën e mërkurë.
Ajo është njëra nga 11 njerëzit që ka bërë vetëvrasje, pas operacionit me laser në sy, transmeton Indeksonline.

Jessica Starr, 35 vjeçare është gjetur e vdekur të mërkurën mbrëma, ajo kishte karrierë të bujshme televizive, ishte e martuar dhe kishte dy fëmijë.

Kurse, operacionit në sy ajo i ishte nënshkruar në muajin nëntor, por edhe pas procedurës ajo kishte vazhduar që të kishte probleme me sy.

Po ashtu, muaj më parë edhe një kanadez bëri vetëvrasje, Paul Fitzpatrik pas operimit në sy, ku kishte lënë një letër duke thënë se vuante nga dhimbjet torturuese./Indeksonline/
